Showroom
Qorri Ceramics
Themeluar në vitin 2009, Qorri Ceramics operon si një qendër e vetme për të gjitha nevojat e ndërtimit. Ne mbulojmë çdo fazë të punimeve, që nga materialet bazë dhe sistemet e izolimit, deri te përfundimet estetike si pllakat dhe parketet.
Gjatë gati dy dekadave, puna jonë është fokusuar te zgjedhja e materialeve që garantojnë qëndrueshmëri teknike dhe përputhje me kërkesat moderne. Nuk ofrojmë thjesht produkte, por asistencë profesionale për t'u siguruar që çdo zgjedhje është funksionale dhe e saktë për projektin tuaj.
Korrektësia në shërbim dhe cilësia e materialeve mbeten shtyllat tona kryesore. Jemi pranë jush me përvojën tonë 17-vjeçare për t'ju ofruar gjithçka që ju duhet për ambientet tuaja, pa kompromise në jetëgjatësi.